Një ish-deputete suedeze regjistrohet në ushtrinë ukrainase kundër Rusisë

Një ish-deputete suedeze regjistrohet në ushtrinë ukrainase kundër Rusisë

Pas gati gjashtë muajsh pritje, ish-deputetja suedeze Caroline Nordengrip më në fund ka arritur që t’i bashkohet ushtrisë ukrainase.

43-vjeçarja përfaqësuese e krahut të djathtë suedez, e cila kishte kohë që stërvitej përkrah ushtrisë së Kievit, ka marrë lejen për t’u regjistruar në luftën kundër Rusisë.

“Tani, pas ditësh burokraci, më lejuan të regjistrohem në ushtrinë e rregullt. Më morën gjurmët e gishtërinjve, fotot, vizita me mjekët, psikologët, të paktën 30 firma” , ka shkruar Nordengrip në profilin e saj në Instagram ku ka rrëfyer rrugën që e çoi në ushtrinë ukrainase.

Ish-deputetja, e cila ka publikuar dokumentacionin zyrtar falë të cilit mund të vendoset në fushën e betejës, do t’i shërbejë forcave të armatosura ukrainase në radhët e Legjionit Ndërkombëtar. Nordengrip, ndau në rrjetet sociale një sërë fotografish nga seancat stërvitore, të shoqëruara me fraza admirimi për luftëtarët e Kievit , të cilët “i rezistojnë sulmit rus 24 orë në ditë, në të gjitha kushtet, të ftohtë apo të nxehtë”.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy