Kryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Ilir Meta ka deklaruar sërish se nuk ka frikë nga drejtësia e pavarur pasi nuk ka shkelur asnjë ligj.
“Drejtësia politike nuk më shqetëson pasi më ka kalitur Sali Berrisha që në vitin 1992” - është shprehur Meta.
Kreu i LSI tha se mund ta përballojë burgun po aq mirë sa ish-lideri i socialistëve, Fatos Nano.



