
Këshilli Bashkiak i Tiranës vendosi të hapë garën 60 ditore ndërkombëtare për zgjedhjen e kompanisë që do të kryejë punimet për ndërtimin e Teatrit Kombëtar, ndonëse ky projekt kundërshtohet nga aktivistë të shoqërisë civile.
Lidhur me këtë në studion e lajmeve në MCN TV Kastriot Çipi, regjisor, mbrojtës i kauzës për mos prishjen e ndërtesës së teatrit të vjetër, deklaroi se Bashkia është në shkelje ligjore, ndërsa theksoi se nuk janë fare të informuar me projektin.
Bashkia është në shkelje ligjore dhe nuk ka habi, ajo që ka habi është që është shpallur gara për ndërtimin e Tetarit Kombëtar dhe ne, unë dhe kolegët e teatrit nuk kemi parë as projektin, as atë që quhet detyrë e projektit ku specifikohet ajo që duan të bëjmë. Ne se dimë ca do të ndërtohet aty. Kompania Bianke Igers është tërhequr nga projekti dhe në këtë moment shtohen spekulimet, ato që shohim rëndom me investitorët strategjike. Mendoj se media e ka për detyrë të zbardhë ku është ky projekt, si do ndërtohet, ndërsa unë tani do e bëj këtë si qytetar. Jam kurioz për ta ditur projektin e këtij teatri. Të gjithë duam një teatër ri, por është tjetër gjë të bësh një teatër duke shembur një pjesë. Tetari duhet të rindërtohet aty ku ishte. Por ky teatër është sekret dhe unë po kërkoj ndihmën e medias për këtë.
I pyetur se cila ishte arsyeja e hapjes së garës për Teatrin pikërisht në këto momente, Çipi tha se mënon se Bashkia nuk ka pasur ndonjë projekt.
Mendoj se bashkia nuk ka pasur projekt, ndoshta tani ka sajuar diçka me arkitekt shqiptar, do punoj me emrin e rremë pra kemi të bëjmë me një falsifikim, Veliaj mashtron dhe nuk habitem që të ndodhë e njëjta gjë me teatrin si inceneratorët. Kur të shohim projektin e tetarit do të flasim. Planet Rama dhe Veliaj i ka bërë me opozitën e Luli Bashës, por me kthimin e opozitës së re me mbështetjen e qytetarëve shpresojmë në rikthimin e tetarit aty ku ka qenë.



