Ricikluesit gjejnë një thesar të vërtetë brenda televizorit të vjetër, ja çfarë bëjnë me të (FOTO)

Ricikluesit gjejnë një thesar të vërtetë brenda televizorit të vjetër, ja çfarë bëjnë me të (FOTO)

Punonjësit e një kompanie riciklimi në Kanada mbetën të shokuar kur thyen një televizor të vjetër për të ndarë materialet përbërëse sipas kategorive. Televizori i viteve ’80, me kasë druri, kishte të fshehur brenda tij një thesar të vërtetë.

Brenda tij, ata gjetën 100 mijë dollarë kanadezë në prerje 50-she. Pronari i televizorit i kishte futur paratë për t’i fshehur, por me shuëm gjasë i kishte harruar aty, ndërsa më pas ia kishte falur aparatin dikujt tjetër. Më në fund, televizori ka përfunduar në depot e riciklimit.

Por historia nuk mbaron këtu. Duke përdorur të dhënat bankare, kompania e riciklimit arriti të gjente pronarin e televizorit dhe i ktheu paratë. Ai është një 68-vjeçar nga Bolsover, fshat me rreth 400 banorë në Ontario.

Kur policia u paraqit për t’i dorëzuar paratë, ai nuk e kishte idenë se çfarë kishte ndodhur, madje mendonte se i kishte ende diku nëpër shtëpi.

“Kjo është një ndër ato situatat unike, kur një sasi e madhe parash ka humbur dhe askush nuk e di këtë. Në mendjen e vet, ai e dinte që i kishte ende të fshehura në shtëpi”, thanë punonjësit që dorëzuan paratë.

Për shkak se televizori ishte dorëzuar vullnetarisht te kompania e riciklimit, kjo e fundit nuk kishte asnjë detyrim për të kthyer mbrapsht paratë, por pronari thotë në të gjitha rastet e ngjashme, objektet, dokumentet ose paratë e gjetura janë dorëzuar te të zotët.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy