Kina teston qytetin me 9 milionë banorë pasi u zbuluan 6 raste me Covid-19

Kina teston qytetin me 9 milionë banorë pasi u zbuluan 6 raste me Covid-19

Kina do të zhvillojë një fushatë testimi masiv në metropolin 9 milionësh të Qingdaos, pasi u zbuluan gjashtë raste të COVID-19, thanë autoritetet shëndetësore. Në ndryshim nga vendet e tjera ku rastet po rriten, Kina për disa muaj ka arritur ta kufizojë përhapjen e epidemisë me kontrolle të rrepta, mbajtjen e maskave, masat e kontrollit dhe gjurmimin e kontakteve.

Por zbulimi të dielën i gjashtë rasteve pozitive me Covid-19 dhe gjashtë rasteve asimptomatike në qytetin bregdetar të Qingdao ktheu frikën e riaktivizimit të virusit.

Autoritetet e qytetit kanë njoftuar një fushatë testimi në pesë lagje të Qingdaos "brenda tre ditësh" dhe të gjithë qytetin "brenda pesë ditësh". Sidoqoftë, autoritetet nuk specifikuan saktësisht se sa njerëz do të testohen.

Burimi i rasteve nuk dihet ende, por autoritetet lokale shëndetësore kanë thënë se të gjithë njerëzit e infektuar duket se kanë një lidhje me një spital në qytet që trajton pacientët COVID-19.

Zbulimi ka çuar në testimin fillestar të rreth 143 000 njerëzve në një përpjekje për të identifikuar rastet e kontaktit.

Në maj, Kina testoi të gjithë qytetin e Vuhanit - që besohet të jetë epiqendra e pandemisë, ku jetojnë rreth 11 milion njerëz - për një periudhë 10-ditore.

Çdo verë, shumë turistë dynden në Qingdao, një qytet i famshëm për birrën "Tsingtao", për një Festival të Birrës që është më i madhi i këtij lloji në Kinë. Mijëra adhurues të birrës u mblodhën në gusht për eventin e këtij viti. Deri më tani, Kina ka regjistruar 85 578 raste me Covid dhe 4 634 viktima.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy