Aktori Cuba Gooding Jr. pranoi fajësinë të mërkurën për një akuzë për prekjen me forcë të një gruaje në një klub nate të Nju Jorkut në vitin 2018.
Gooding pranoi se e puthi gruan, një kameriere në klub, pa pëlqimin. Ai gjithashtu pranoi dy incidente të tjera të kontaktit jokonsensual në tetor 2018 dhe qershor 2019.
Sipas kushteve të marrëveshjes për pranimin e fajësisë, Gooding do të vazhdojë trajtimin për alkoolin dhe sjelljes për gjashtë muaj.
Nëse ai zbaton me sukses kushtet Gooding mund të përballet me një dënim me një vit burg.

Çështja e vonuar kundër Gooding filloi për herë të parë në qershor 2019 kur aktori u akuzua për prekje me forcë . Ndaj tij është ngritur një akuzë shtesë në tetor 2019 .
Ai më parë ishte deklaruar i pafajshëm për këto akuza. Avokatët e Gooding në një moment paraqitën një mocion për pushimin e çështjes, por ai u refuzua .
Gjyqi i Gooding ishte caktuar të fillonte në prill 2020, por u vonua për shkak të bllokimeve nga koronavirusi.

Në gusht 2020, prokurorët e Manhatanit thanë se të paktën 30 gra ishin paraqitur me akuza për prekje të padëshiruara nga aktori fitues i Oskarit.
Ndihmës prokurorja e qarkut Coleen Balbert tha në gjykatë të mërkurën se Gooding ka qenë në këshillim që nga shtatori 2019 për të adresuar sjelljen në të cilën ai u përfshi dhe për t'u siguruar që ai të mos kryejë sërish vepër.



