
Presidenti venezuelian, Nicolas Maduro, do të shpërblejë gratë shtatzëna. Në fjalën e tij drejtuar venezuelianëve, Maduro tha se gratë shtatzëna do të paguhen 700 mijë bolivarë në muaj. Por sado e madhe të duket kjo shifër, vlera e saj nuk i kalon 4 dollarë. Për shkak të inflacionit aktual në Venezuelë, pagesa mujore për gratë shtatzëna vlen vetëm 3.83 dollarë.
Një shpërblim i parashikuar pas lindjes së fëmijës, 1 milion bolivarë, i konvertuar në dollarë është vetëm 5.48. Maduro nuk foli për arsyet që e kanë shtyrë të japë këtë pagesë, por pavarësisht vlerës së papërfillshme, vendimi u prit me ovacione nga mbështetësit.
Ekonomia e Venezuelës është në kolaps dhe qyetarët atje vuajnë mungesën e ilaçeve, ushqimeve dhe mjeteve kryesore të jetesës. Pagesa e ofruar nga presidenti për gratë shtatzëna nuk pritet të ketë asnjë ndikim në përmirësimn e jetës së tyre.
Sipas shifrave jozyrtare të këmbimit valuator, një dollar këmbehet me 182 mijë bolivarë. Inflacioni është rritur me ritme të shpejta nëse shikon vlerat e nëntorit, kur një dollar vlente 41 mijë bolivarë. / CNN /



