Alarm për bombë te Ambasada çeke/ Telefonata anonime në polici rezultoi e rreme

Alarm për bombë te Ambasada çeke/ Telefonata anonime në polici rezultoi e rreme

Një alarm për bombë në Ambasadën e Çekisë ka vënë në lëvizje policinë e Tiranës.

Kjo e fundit raportohet se është njoftuar nga një telefonatë anonime në sallën operative gjatë pasdites së sotme.

Alarmi ka rezultuar fals pas kontrolleve që janë bërë.

Pas telefonatës se në ambasadë ishte vendosur një bombë, policia ka kryer kontroll me qen anti-eksploziv dhe mjete të tjera brenda dhe jashtë e përreth godinës, por nuk ka konstatuar asgjë.

Policia ka njoftuar se po punon për identifikimin dhe  kapjen  e personit që dha alarmin fals.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy