
Belina Pupa psikologe e ftuar në ‘Zgjohu me MCN’ ka rrëfyer për jetën e saj që nga emigrimi në moshën 12 vjeçare drejt SHBA-ve e deri në ditët e sotme në Australi.
Ajo tregon se të ikësh që fëmijë nga vendi yt është një trazicion i madh, por kur ruan atë traditën tënde dhe nuk e harron vendin tënd është gjë e madhe.
Ndërsa duke u ndalur tek profesioni i saj, Pupa shprehet se është e lumtur që shumica e personave me të cilët punon janë shqiptarë, ndërsa mundohet që përmes rrjeteve sociale ku harxhojmë dhe një pjesë të mirë të kohës të përcjellë mesazhe pozitive.

Për pushime vijmë në vendin tonë. Këtë herë erdha vetëm se ai vendosi ta bënte pushim këtë herë me Shqipërinë. Prezantimi më ka ardhur natyrshëm, mua më pëlqen të jem Belina Pupa, por dhe nusja e Visit s’ka problem.
Rrjetet sociale që harxhojmë dhe kohën më të gjatë mundohem të tregohem e kujdesshme të postoj që mesazhin që përcoj të ketë lidhje me një mesazh pozitiv. Ne mund të ndjejmë rrjetet sociale, dhe nëse ti je real dhe në social media është shumë mirë, problemi jonë është se duam të influencojmë dhe janë shumë fasadë. Nëse do të jesh real jep një mesazh pozitiv.
Për mua natyra është dashuri e madhe dhe gjërat e thjeshta më shijojnë shumë. Sado që ti asimilohesh te jeta sociale e vendit ku jeton të mungon jeta në vendin tonë dhe kjo është ajo gjëja e parë që ndjen.
Më pëlqen fakti që jemi njerëz që mundemi të rritemi përditë, por vendi ynë është vendi ynë. Të ikësh që në moshën 12 vjeç nga vendi yt drejt SHBA është një trazicion i madh, por kur ruan atë traditën tënde dhe nuk e harron vendin tënd është gjë e madhe.
Emigrimi këtë ka që të largon nga njerëzit e tu që njeh. Besoj se babi e ka përjetuar më shumë këtë shpërngulje i cili ishte 50 vjeç kur kemi ikur nga Shkodra dhe kishte përgjegjësinë e familjes me dy vajza të vogla. Besoj se kjo është një histori e shumë familjeve shqiptare.
Kur ke mbështetjen dhe dashurinë e prindërve atëherë ti mund të fluturosh me krahë, kam pasur shumë suport nga ata. Po kënaqem që shumica e personave që punoj janë shqiptar dhe kjo po më pëlqen shumë.
Më tej ajo ka folur dhe për marrëdhënien e saj me vjerërn për të cilën u shpreh se dashuria dhe suporti i saj i madh e ka mësuar shumë.
Kam një marrëdhënie shumë të bukur edhe me mamin e Visit ajo më ka mësuar shumë gjëra në jetë dhe më thotë që unë jam më e madhe dhe duhet të të japë hapësirën për të mësuar nga gabimet.
Dashuria dhe suporti i saj i madh më ka mësuar shumë. Ne jemi njerëz që mësojmë nga shembulli i jetesës së përditshme, mjedisi jonë na nxjerr ose anën tonë më të mirë ose më të keqe.
Ndërsa sa i përket njohjes me bashkëshortin deh marrëdhënies së tyre, Belina shprehet se janë njohur gjatë pushimeve në Velipojë para 15 vitesh dhe ajo që e ka mbajtur të forrtë dashurinë e tyre është fakti që i ruajnë hapësirën njeri-tjetrit.
Ne kemi një marrëdhënie të bukur me ulje dhe ngritjet, por në momentin që mundesh të tërhiqesh dhe sheh se partneri është më i rënduar psikologjikisht se ty atëherë jepi hapësirën sepse nuk duhet harruar se ne jemi një skuadër dhe jo kundërshtarë të njeri tjetrit. Kur jam njohur me Visin për herë të parë jemi parë në Velipojë.
Kishte një koncert atëherë këtu e para 15 vitesh, ishim në plazh fliste ai dhe flisja unë dhe thash sa djalë i mirë dhe më tërhoqi serioziteti i tij që ishte shumë ndryshe nga ai djali në skenë. Pas tre muajsh njohje kemi jetuar bashkë dhe sekreti i lumturisë sonë është që i ruajmë shumë hapësirën njeri-tjetrit.



