
Pyjet e pafundme dhe shtëpitë që po digjen në Kaliforni janë cilësuar si një katastrofë përtej normales nga presidenti i Amerikës Donald Trump. Për këtë ai ka kërkuar edhe ndihmën e policisë federale, që të luftojnë krahas zjarrfikësve për të shëruar flakët që prej ditësh kanë pushtuar këtë shtet.
BBC shkruan se mbi 14 mijë zjarrfikëse po punojnë për shuarjen e 585 vatrave të zjarrit që deri më tani kanë djegur 400 mijë hektarë. Për fat të keq edhe parashiket janë të zymta pasi erërat pritet ta dërgojnë zjarrin deri në zonat e banuara.
Deri më tani të paktën gjashtë njerëz kanë vdekur dhe mijëra të tjerë janë evakuuar.
Shkatërrimi më i madh ka ndodhur nga tre zjarre komplekse në zonat rurale malore dhe pyjore. Një ditë më parë, të shtunën, Guvernatori i Kalifornisë, Gavin Neësom, tha se një nga tre zjarret në fjalë është i treti në historinë e vendit për madhësinë dhe shkatërrimin që ka patur.
Të shtunën një urdhër evakuimi u dha për zonën Bay pranë San Jose dhe paralajmëroi të tjerët që të përgatiteshin të braktisin shtëpitë e tyre në një njoftim që mund të jepet shumë shpejt.



