Kryebashkiaku i Londrës: Jemi të gjithë bashkë, nuk kemi frikë nga terrorizmi (VIDEO)

Kryebashkiaku i Londrës: Jemi të gjithë bashkë, nuk kemi frikë nga terrorizmi (VIDEO)

Kryebashkiaku i Londrës, Sadiq Khan, u është drejtuar me një mesazh të gjithë londinezëve dhe turistëve që vizitojnë kryeqytetin britanik, pas sulmit të djeshëm ku u vranë 5 njerëz dhe u plagosën 40 të tjerë.  Khan tha se Londra mbetet një nga qytetet më madhështore dhe nuk ka frikë nga terrorizmi.  

“Dua t’i siguroj të gjithë londinezët dhe vizitorët të mos alarmohen. Qyteti ynë mbetet një nga më të sigurtët në botë. Londra është qyteti më madhështor në botë. Ne jemi të gjithë bashkë përballë atyre që përpiqen të dëmtojnë dhe shkatërrojnë mënyrën tonë të jetesës. Kemi qenë bashkë dhe do të jemi gjithmonë. Londinezët nuk i frikësohen terrorizmit”, tha ai.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy