
Prokuroria e Posaçme, SPAK, është njoftuar se në Gjykatën e Vjenës, në Austri, është duke u kryer procedura e ekstradimit të shtetases Stela Gugallja, nga Austria në Shqipëri.
Procedura po kryhet në zbatim të urdhrit të kërkimit ndërkombëtar për këtë shtetase, njoftoi SPAK sipas burimeve për MCN.
Sipas po të njëjtave burime, mësohet se SPAK për këtë qëllim ka përcjellë nëpërmjet Ministrisë së Drejtësisë të gjithë dokumentacionin e nevojshëm për procedurën e ekstradimit.
Procedurat kanë nisur prej dy javësh kur dhe është ndaluar, ndërkohë që momentalisht Gugallja po ndiqet në gjendje të lirë.
Aktualisht ndaj Gugalljas, po bëhet gjyqi në Vjenë për kërkesën e Shqipërisë për ekstradimin e saj.
Gugallja është në kërkim lidhur me aferën e inceneratorëve, në cilësinë e ortakut të vetëm dhe administratorit të shoqërisë “Albtek Energy”, për inceneratorin e Elbasanit.



