Shkencëtarët zbulojnë një mënyrë efektive për të parandaluar kancerin e stomakut

Shkencëtarët zbulojnë një mënyrë efektive për të parandaluar kancerin e stomakut

Eliminimi i bakterit të ulçerës mund të jetë një mënyrë shumë efektive për të parandaluar rrezikun e kancerit të stomakut. Kjo strategji e përgjysmon rrezikun e prekjes nga sëmundja e rëndë.

Kjo u zbulua nga një provë klinike e shpalosur në New England Journal of Medicine dhe e kryer nga Il Ju Choi nga Qendra Kombëtare e Kancerit në Goyang, Koreja e Jugut. Gjatë eksperimentit u vu re se, nëse helikobakter pylori zhdukej, mund të parandaloheshin në masën 80-90% rastet e kancerit të stomakut te personat nën 40 vjeç dhe një në katër raste tek të moshuarit.

Ekspertët përfshinin 1 676 individë të gjithë në rrezik të lartë për kancer në stomak për shkak të të afërmve që kishin sëmundje.

Pas konstatimit se ata kishin bakterin e ulçerës, gjysmës së tyre iu dha terapia me placebo, gjysma tjetër një terapi me antibiotikë që zgjati një ose dy javë. Nëntë vjet pas terapisë, më shumë se dyfishi i atyre që ishin trajtuar me placebo u sëmur me kancer në stomak në krahasim me ato të grupit që morën antibiotik. Në thelb, ekspertët kanë vlerësuar se trajtimi i helikobakterit me antibiotikë zvogëlon me 55-73% rrezikun e kancerit të stomakut për individët me rrezik të lartë të sëmundjes.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy