Korrigjimi i kufijve, presidenti Thaçi: Nuk destabilizon rajonin (VIDEO)

Korrigjimi i kufijve, presidenti Thaçi: Nuk destabilizon rajonin (VIDEO)

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, në një konference për shtyp pak pas mbajtjes së samitit të liderëve rajonalë e europianë në Alpbach të Austrisë, u shpreh  se korrigjimi i kufijve nuk e destabilizon rajonin. Marrëvshja sipas tij, mes Kosovës dhe Serbisë nuk duhet ta frikësojë askënd e as korrigjimi i kufijve, tha presidenti. Sipas Thacit faza finale e dialogut me Serbinë është e rëndësishme për Ballkanin Perëndimor.

“Në këtë asekt ne kemi vështirësi në procesin e nromalizmit ndërmjet Kosovës dhe Serbisë. Jemi në fazën finale të procesit dhe kemi nevojë për mbështetjen e BE-së dhe SHBA-së dhe nga shtetet e tjera, që të arrijmë një marrëveshje finale ndërmjet Kosovës dhe Serbisë. Pa këtë marrëveshje asnjëri shtet nuk do të bëj progress në rrugën drejt BE-së. Benificonet nëse arrihet marrëveshja janë të mëdha, jo vetëm për Kosovën dhe Serbiën, por edhe për BE-në”, ka deklaruar presidenti Thaçi.

Kreu i shtetit kosovar përmendi “një zgjidhje kreative” , e cila sipas tij duhet të bëjë bashkë dy shtetet, dhe të jetë e pranueshme si  nga Prishtina ashtu dhe Beogradi. Duke u ndalur në idenë e tij për korrigjimin e kufijve, tha se një marrëveshje e tillë do të garantonte paqe.

“Kemi vendosur që të arrijmë një zgjidhje kreative dhe të pranueshme nga të gjithë. Jemi të bindur se kjo do të garantonte stabilitet dhe paqe në Ballkanin Perëndimor. Kosova dhe Serbia nuk do të jenë shtetet e vetme që të korrigjojnë kufijtë”, tha Thaçi.

Deklarata pro ndryshimit të kufijve kanë ardhur edhe nga kabineti i Donald Trump, këshilltari i tij, John Bolton, i cili ka theksuar se SHBA nuk do të jetë pengesë e marrëveshjes Kosovë-Serbi,  në rast se palët merren vesh edhe për shkëmbim të territorit. 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy