Kreu i “Nismës për Kosovën”, Famit Limaj, ka komentuar ndërtimin e murit në urën e lumit Ibër në veriun e Mitrovicës. Limaj në një postim në rrjetin social “Facebook” është shprehur se zyrtarët qeveritarë janë duke e mashtruar popullin rreth ndërtimit të këtij muri. Ai është shprehur se muri në veriun e Mitrovicës është duke u ndërtuar si pasojë e marrëveshjeve të fshehta të Qeverisë së Kosovës.
“Çfarë hipokrizie, muri po ndërtohet, ndarja e qytetit po thellohet dhe formatizohet. Edhe atë që po e shofin para syve të tyre banorët në Mitrovicë dhe çdo qytetar i Kosovës, këta pushtetarët po u thonë banorëve atje dhe gjithë neve, mos shikoni çka po ndodh, por dëgjona neve se çfarë jemi duke thënë. Muri po ndërtohet për shkak të marrëveshjeve të juaja të fshehta”, ka shkruar Limaj.
Ai është shprehur se për ndërtimin e murit nuk ka rëndësi gjerësia apo lartësia e tij, por simbolika që ai do të ketë për qytetarët e Kosovës. “Shkoni e hudhne atë mur e leni mashtrimet tuaja të zakonshme”, ka thënë tutje Limaj



