Paqja fiskale, Preçi: I paqartë rrethi i përfituesve, dekurajohen agjencitë ligjzbatuese

Paqja fiskale, Preçi: I paqartë rrethi i përfituesve, dekurajohen agjencitë ligjzbatuese

Zef Preçi, ekspert ekonomie tha në studion e MCN Economy pikëpyetjet për paqen fiskale lidhen me shkallën e transparencës dhe procedurën që është ndjekur. 

 

Më tej Preçi tha se nuk dihet kush është nismëtari, cili është modeli që është ndjekur dhe është i paqartë rrethi i përfituesve. 

 

Pikëpyetjet lidhen me shkallën e transparencën, procedurën që është ndjekur. Askush nuk mund të thotë kush është nismëtari i kësaj përpjekjeje.

 

Nuk ka shpjegime se çfarë modeli është ndjekur. 

 

Është i paqartë rrethi i përfituesve. Në këtë këndvështrim pikëpyetjet janë krejt normale. Nuk marr përsipër të komentoj draftin e opozitës sepse unë mendoj që problemi zgjidhet në parim dhe pastaj shkohet në detaje. 

 

Refuzimi i qeverisë për të publikuar listën e kompanive sipas statusit të tyre të detyrimeve në raport me tatimet që i përkasin dekadës së fundit fsheh dhe lë hapur shtegu për hamendësime.

 

Pastrimi i listës së kompanive të biznesit që janë debitorë ndaj tatimeve dhe në kushtet e pamundësisë së mbledhjes së detyrimeve, është diçka që ndodh dhe kuadri ekzistues e lejon pa pasur nevojë për të shkuar tek paqja apo emra të mëdhenj. 

 

Më tej Preçi tha se dekurajohet dhe institucionet dhe agjencitë ligjzbatuese në vendin tonë. 

 

Nuk e kuptoj se çfarë na shtyn veçse për të mbushur arkën e qeverisë. Për të pasur një vit fiskal të mirë edhe pse vendi është në krizë, ekonomia nuk funksionon. Për të kompensuar sponsor financiarë të fushatës, që ndihmojnë për të konfirmuar mazhorancën aktual dhe për ta shndërruar vendin një vend siç është Dubai, apo ndonjë tjetër ku penetron lehtësisht paraja e pistë. Këto janë gjërat që mund të ndodhin më shpejt. 

 

Ndodh në një kohë kur administrata tatimore me ato probleme që ka është në përpjekje për të mbledhur taksat, dekurajohet. Policia është duke gjurmuar paratë që fshihen, korrupsioni paratë e pista. Inteligjenca financiare mund të ketë mijëra denoncime dhe është duke gjurmuar pikërisht këto para të mos penetrojnë në ekonomi. E njëjta gjë mund të thuhet dhe për agjencitë të tjera, ne i dekurajojmë këto. 

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy