SHÇBA-Prokurori/Memorandum bashkëpunimi për hetime të përbashkëta

SHÇBA-Prokurori/Memorandum bashkëpunimi për hetime të përbashkëta

 Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë, Tiranë dhe Shërbimi për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat (SHÇBA), nënshkruan sot një Memorandum të përbashkët bashkëpunimi.

Në këtë Memorandum është rënë dakord ngritja e një Task-Force të përbashkët, me qëllim forcimin e veprimeve të përbashkëta hetimore për çështjet që lidhen me korrupsionin e zyrtarëve, lëndët narkotike, veprat penale në procesin zgjedhor, veprimet arbitrare dhe tejkalimin e kompetencave të policise së shtetit gjatë ushtrimit të detyrës.

Task-Forca mes Prokurorisë dhe Shërbimit për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat,vjen në një kohë kur vendi ndodhet në një situatë të rëndë politike dhe njëkohsisht opozita proteston për zgjedhje të parakohshme dhe qeveri tranzitore.  

Memorandumi u nënshkrua nga Drejtuesja e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë, Tiranë, Znj. Elizabeta Imeraj dhe Drejtori i Përgjithshëm i SHÇBA-së, Z. Muhamet Rrumbullaku, në praninë e zyrtarëve të SHÇBA-së dhe prokurorë të Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë, Tiranë.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy