Profesori i të drejtës ndërkombëtare Ksenofon Krisafi i konsideroi si agresion veprimet e ndërmarra sot nga Rusia në Ukrainë.
Duke folur në edicionin e lajmeve në MCN TV Krisafi tha se ka gjasa që Rusia ta ketë ndërmarrë vendimin për të kërkuar diçka në kërkim nga Perëndimi dhe NATO.
Dy shtete janë në luftë me njëri-tjetrin, dy shtete që kanë qenë vëllezër. Është një fatkeqësi kjo që po ndodh që është paralajmëruar prej kohësh. Bashkësia Perëndimore nuk e vlerësoi si duhet ose kapërdiu një alibi ruse se do të kishte një stërvitje ushtarake. Kemi të bëjmë me një agresion, që vjen në shkelje të dispozitave të së drejtës ndërkombëtare. Kjo e drejtë ndërkombëtare ka përcaktuar një rregull që e ka përjashtuar luftën si mjet për zgjidhjen e konflikteve ndërkombëtare, që në Lidhjen e Kombeve. Ka të ngjarë që Rusia ta ketë ndërmarrë këtë veprim për të kërkuar diçka në këmbim nga NATO dhe strukturat ndërkombëtare. Thuhet se ky akt është ndërmarrë se ka rënë Marrëveshja e Minskut dhe Rusia ka hyrë për të bërë denazifikimin e Ukrainës. Ka një rregull e drejta ndërkombëtare që traktatet ndërkombëtare janë të zbatueshme. I vetmi kusht është vetëm nëse kanë ndryshuar në mënyrë rrënjësore rrethanat që nga koha e nënshkrimi i traktatit”, u shpreh Krisafi.



