Vanessa Hudgens dhe i dashuri i saj, Cole Tucker, bënë debutimin e tyre të parë në tapetin e kuq si çift në “2021 AFI Fest Opening Night Gala”, të mërkurën.
Aktorja, 32 vjeçe, mbërriti në Teatrin Kinez TCL në Hollywood për premierën e filmit të saj të ri "Tick, Tick … Boom!" me një fustan të bardhë dantelle nga Vera Wang.
I dashuri i saj MLB, 25 vjeç, ishte i veshur me një kostum të zi.
Dyshja nuk u larguan nga shfaqja e dashurisë së tyre teksa pozuan për foto së bashku.

Në një moment, Hudgens kapi për dorën e Tucker-it ndërsa i buzëqeshnin njëri-tjetrit me dashuri.
Thashethemet se ylli i "High School Musical" dhe lojtari i Pittsburgh Pirates filluan të dilnin qarkulluan në nëntor 2020 kur ata u panë të kapur për dore në Los Angeles .
Çifti e bëri publike lidhjen e tyre në shkurt, duke u bërë zyrtare në Instagram me një postim të mbushur me dashuri për ditën e Shën Valentinit.

Që nga shpallja e dashurisë së tyre ndaj botës, Hudgens ka dokumentuar disa nga daljet e tyre, duke treguar me krenari të dashurin e saj atlet për 43 milionë ndjekësit e saj në Instagram.



