Ja shtëpia më e shtrenjtë në SHBA, klas dhe luks (Foto - Video)

Ja shtëpia më e shtrenjtë në SHBA, klas dhe luks (Foto - Video)

Kushton 195 milionë dollarë dhe është zyrtarisht shtëpia më e shtrenjtë në SHBA. Kjo perlë, e cila mund të bëjë xheloz të gjithë ata që pretendojnë se posedojnë një shtëpi ëndrrash, ndodhet në një ishull vetëm 20 minuta larg Palm Beach, në Florida.

 

E rrethuar nga një tokë me bimësi të dendur me sipërfaqe perj 62 akrash, kjo prone është pagëzuar si “Gemini” pasi nga një anë laget nga ujërat e Atlantikut, nga ana tjetër gëzon panoramën e Miamit. Ky pozicion gjeografik i fal edhe efektin që të duket si një ishull privat perfekt.

 

Në fakt nuk kemi të bëjmë me “një” shtëpi por me një kompleks godinash që gërshetojnë stilin klasik me luksin absolut. Ky kompleks përbëhet nga një shtëpi kryesore “Mango House”, që përmban 12 dhoma gjumi, një shtëi për miqtë me shtatë dhoma dhe dy vila me nga katër dhoma gjumi.

 

Përveç një plazhi mahnitës, kjo pronë përmban edhe 2 fusha golfi, një kopsht botanik, një fushë basketbolli, një fushë tenisi dhe një pishinë. Të gjitha këto asete e bëjnë këtë “shtëpi” të jetë për shumë kohë shtëpia më e kushtueshme në SHBA, pasi ajo e vendit të dytë kushton vetëm  150 milionë euro.


 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy