Tozaj komenton zhvillimet më të fundit nga showbizi: BBVip, edicioni i ri me “VIP-a të harruar” që rikthehen

Tozaj komenton zhvillimet më të fundit nga showbizi: BBVip, edicioni i ri me “VIP-a të harruar” që rikthehen

Gazetari i showbizit, Elton Tozaj, ishte sërish i ftuar në studion e programit të mëngjesit “Zgjohu me MCN”, ku solli për publikun lajmet më “pikante” dhe prapaskenat më të komentuara të botës së showbizit shqiptar.

Në intervistë, Tozaj ndau disa thashetheme dhe fakte për emra të njohur të ekranit, duke e përshkruar atmosferën aktuale në showbiz si spektalore. 

Këtë herë ‘drama’ është spektakolare.

Thonë që Luana Vjollca po 'përndjek' Endi Demnerin dhe ish-të fejuarin e saj Kreanarin, kështu thonë.  

Në qendër të vëmendjes së ditëve të fundit ka qenë Luana Vjollca, për shkak të zërave që e lidhin me ish-të fejuarin e saj, Krenarin, dhe Endi Demnerin.

Thuhet se Luana është parë disa herë në të njëjtin avion me Krenarin dhe Endin, gjatë fluturimeve drejt Milanos. Zyrtarisht thuhet se ka qenë rastësi, por rastësitë po ndodhin shpesh.

Shpresoj ta shohë Luanën në formatin “Ferma VIP”, që pritet të nisë më 1 mars, ku vet do të jem opinionist në “Fan Club”.

Gazetari theksoi se shumë prej lajmeve që qarkullojnë në portale nisin vetë nga personazhet publikë.

VIP-at tanë kanë një problem, shpesh i hapin vetë fjalët, kontaktojnë gazetarët, dhe kur lajmi bëhet publik, fillojnë e mohojnë gjithçka. 

Madje, herë pas here, janë miqtë e tyre që ‘hedhin’ këto lajme për ta, dhe më pas i përgënjeshtrojnë vetë.

Sa i përket zërave për ndarjen e Kleas dhe Eldidit, Tozaj nuk ka asnjë konfirmim zyrtar, por unë i qëndroj deklaratave që kam marrë nga miqtë e tyre, që po kalojnë një krizë. Personalisht, nuk kam asnjë kontakt me ta.

Lidhur me reality show-n më të ndjekur në vend, Big Brother VIP Albania, Tozaj zbuloi disa detaje rreth edicionit të ri.

Këtë vit ‘BBVip’ do të ketë ish-figura publike të rikthyera, pra VIP-a që kanë qenë dikur në vëmendje dhe tani rikthehen në skenë.

Flitet që Dea Mishel dhe Sara Gjordeni të jenë opinioniste, ndërsa për prezantuesin ende nuk ka konfirmim. 

Shpresoj që Ledioni të jetë sërish në krye të spektaklit është i prerë për ekranin.

Edicioni i ri i “BBVip” mund të nisë në dhjetor, më mirë që Neda nuk do jetë këtë herë si opinioniste, sepse vitin e kaluar ishte pak e njëanshme.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy