
E ftuara e dytë në emision “Bilardo” në MCN të autorit Denis Dyrnjaja, ishte prezantuesja Eva Murati, e cila theksoi se dashuria për sportin nis që në fëmijëri të hershme kur ishte më shumë natyrë çuni.
Ajo tha se tashmë kur prezanton në vitin e gjashtë të Champion league, ndjehet si një “champions girl”.
Champions League është në vitin e gjashtë të saj, fillimin e ka që në ditën e të dashuruarve, ishte një histori dashurie.
Është shumë bukur të merresh me Champion league, që është eventi më i ndjekur dhe e vetmja gjë që mund të besh, të japësh vetëm pak shkëlqim këtij emri që është Champion league. Unë u bëra tifoze rruge, dhe jam e lidhur me atë program, jam vajza e parë që e ka prezantuar patentën e parë zyrtare të Champion league edhe unë e krijova njëfarë imazhi për Champion girl, pra ishte një dashuri e madhe.
E vogël kam patur një natyre gati çunakë, nuk e kam qarë kokën për veshje më shumë kisha dëshirë për lojërat, topa djegësi, futboll, isha shumë tip sportiv.



