
Shkrimtari i serialit të famshëm vizatimor, “The Simpsons”, Marc Wilmore, humbi jetën në moshën 57-vjeçare, për shkak të problemeve të rënda shëndetësore që e bën të pamundur të fitonte betejën me Covid.
“Vëllai im i ëmbël, Marc Edward Wilmore, vdiq mbrëmbjen e kaluar ndërsa luftonte me COVID dhe porobleme të tjera që e bënin të vuante prej shumë vitesh. Vëllai im ishte luani më zemërmirë, më i ëmbël, më qesharaku, i një engjëlli që kam njohur ndonjëherë. Të dua vëllai im i vogël”, njoftoi përmes një deklarate Larry Wilmore.
Marc u bashkua me stafin e shkrimtarëve të “The Simpsons” në sezonin e 13-të të shfaqjes dhe bëri famë për episodin “Send in the Clones in Treehouse of Horror XIII”. Ai fitoi një Emmy për një program të jashtëzakonshëm të animuar si producent për episodin “Eternal Moonshine of the Simpson Mind” në 2008-n.
Përveç se ishte një shkrimtar në “The Simpsons”, Marc gjithashtu punoi për disa seriale të njohura.
Burimi Metro



