U bë nxënëse në moshën 40 vjeçe, Xhanaj: Ishte peng i jetës sime, asnjëherë nuk është vonë për gjërat e bukura

U bë nxënëse në moshën 40 vjeçe, Xhanaj: Ishte peng i jetës sime, asnjëherë nuk është vonë për gjërat e bukura

Antoneta Xhanaj, nga Mallakastra tashmë një gjyshe 41 vjeçe e ftuar në “Zgjohu me MCN” ka rrëfyer historinë e saj të veçantë që u bë nxënëse në këtë moshë.

Ajo tha se  e rifilloi shkollën në klasën e 8-të aty ku asaj ju desh ta ndërpriste gjatë vitit 1997 për shkak të trazirave. Xhanaj shpjegon se në fillim askush nuk e besonte dhe se familja e mori vesh vetëm pasi ajo ishte regjistruar dhe kishte filluar mësimin.

Është gjëja më e bukur të nisësh shkollën në këtë moshë, të bëhesh gjyshe në këtë moshë dhe të nisësh çdo gjë nga e para në këtë moshë. Të gjithë mendojnë se kur kalojnë të 40 mendojnë po plakem, nuk kam fuqi të bëj shumë gjëra, por shkollën e kam pasur gjithmonë ëndërr dhe shumë dëshira të mëdha për aktore, këngëtare dhe thosha po të kisha shkollën do i kisha të gjitha, por ngaqë pengu i shkollës më la pak të stepur.

E kam ndërprerë shkollën në ‘97 sepse ishte pak frikë për të dalë dhe për çdo gjë. Babai im ishte emigrantë në atë kohë dhe kishte frikë të më linte vajzë të vetme në shkollë sepse nuk kisha as një vëlla të madh. Kur shikoja që vinin shokë dhe shoqe të mia nga fshatrat më të largëta dhe bënin shkollën dhe unë aty jo ndjehesha keq. Ikën vitet, por kur dëgjova se kishte shkolla me korrespondencë më bluante diçka. Familjes nuk i thash fare vetëm kur fillova u thash.

Më tej ajo tregoi se shumica në fillim e kanë marrë si lojë dhe mund të qeshin, por ajo tha se asnjëherë nuk është vonë për gjërat e bukura.

Kur kam vajtur në shkollë nuk merrja as çantë dhe merrja një fletore në dore. Kur kam shkuar në klasë kishin filluar. Kur hyra në klasë pash ato bankat shumë të vogla. Fillova në klasë të 8-të. Dua të vazhdoj dhe gjimnazin, aktualisht punoj në parukeri, por kam dëshirë të hap një shkollë profesionale, kam 21 vite që punoj parukiere dhe nuk mund të hap dot një shkollë pa këtë licencë. Për mua ajo shkollë më kthen shumë vite pas dhe më jep një shtysë për fëmijët. Edhe shkollën e lartë e kam synim, por jo pa bërë atë mbrëmjen e maturës.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy