Gratë e punishtes së drogës në Rrëshen, mes tyre edhe një shtatzënë

Gratë e punishtes së drogës në Rrëshen, mes tyre edhe një shtatzënë

Në punishten e drogës në Rrëshen, që u zbulua pak ditë më parë, kanë punuar edhe 9 gra e vajza, të cilat policia bëri të ditur se do të ndiqen në gjendje të lirë.

Ato janë të moshave nga 16-55 vjeçe dhe kanë punuar për një pagesë ditore prej 2 mijë lekësh të rinj.

Por mes tyre mësohet se ka qenë edhe një 25-vjeçare shtatzënë, e cila e detyruar nga nevoja ekonomike, ka punuar në erën e marijuanës, pavarësisht rrezikut dhe dëmeve që mund t’i shkaktoheshin fëmijës.

Këtë fakt e bën të ditur “Panorama”, e cila u referohet burimeve jozyrtare.  

22 persona u arrestuan në kuadër të operacionit “Befasia”, i cili bëri të mundur sekuestrimin e një sasie të madhe droge në një magazinë në periferi të qytetit. Pas matjes, policia tha se droga e sekuestruar i kalon 4.2 tonë.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy