
Një ngjarje e rëndë është regjistruar mbrëmjen e sotme rreth orës 19:00, në lagjen “Isa Boletini” të qytetit të Vlorës.
Sipas informacioneve zyrtare bëhet me dije se një konflikt për motive të dobëta mes dy të rinjve ka përfunduar me plagosje. Dyshohet se i riu Sh. S, ka goditur me mjet thikë shtetasin M. Sh., 25 vjeç, brenda një berberhaneje. I plagosuri është transportuar menjëherë në spital dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Ndërkohë autori është shpallur në kërkim pasi është larguar menjëherë nga vendngjarja.



