Deb Haaland është konfirmuar si sekretare e Brendshme, duke u bërë sekretarja e parë e kabinetit indigjene në historinë e SHBA.
60-vjeçarja nga New Mexico do të jetë përgjegjëse për tokën, detet dhe burimet natyrore të vendit, si dhe mbikëqyrjen e çështjeve fisnore.
Senati i SHBA konfirmoi demokraten të hënën me një votim me 51 vota pro dhe 40 kundër, pasi siguroi mbështetjen e senatorëve republikanë duke përfshirë Lindsey Graham, Lisa Murkoëski, Dan Sullivan dhe Susan Collins.
Në një deklaratë pas votimit, Haaland tha se ajo ishte "e gatshme për të shërbyer".



