Depp me "listë" në sallën e gjyqit: Aktorët me të cilët më ka tradhtuar Amber

Depp me "listë" në sallën e gjyqit: Aktorët me të cilët më ka tradhtuar Amber

Amber Heard pretendon se ish-bashkëshorti i saj Johnny Depp e ka akuzar për tradhti me kolegët, me të cilët ka bashkëpunuar për filmat e saj!

Në një zbardhje të deklaratatve të saj të bëra në gjyq, sipas Daily Mail, ajo shprehet se aktori e ka akuzuar për tradhti me një listë të madhe kolegësh përfshi Eddie Redmayne, James Franco, Jim Sturgess, Kevin Costner, Liam Hemsworth, Billy-Bob Thornton, Channing Tatum – madje dhe me gra, Kelli Garner.

Ajo pretendoin se Johnny i ka thënë që ka pasur një lidhje edhe me Leonardo DiCaprio-n pas një audicioni, të cilin e quajti “kokë kungull”.

Pohimet e saj të jashtëzakonshme dolën pasi aktorja ka filluar ditën e tretë të paraqitjes së provave se është dhunuar nga ish-bashkëshorti në shumë raste, kur ai ka qenë i pirë dhe i droguar.

Madje, ajo foli në veçanti edhe për një rast në Australi, ku pretendon se Depp e ka mbajtur peng për tre ditë.

E veshur me një bluzë kremi dhe me flokët e saj të gjatë të lidhur gërshet në njërën anë të kokës, Heard foli për abuzimin fizik dhe verbal të ish-burrit, teksa rrinte larg tij në gjyq.

Ajo u shpreh se ndihej si e marrë peng në marrëdhënien e tyre dhe e trembur gjatë gjithë kohës.

Heard, 34 vjeç, gjithashtu pritet të përballet me akuzat se ka pasur një lidhje jashtëmartesore me miliarderin e Tesla-s, Elon Musk, dhe pretendimet e miqve të Depp se ajo e sajoi abuzimin për të shantazhuar ish-burrin e saj kur u divorcuan në vitin 2016.

Aktorja, e cila u përfaqësua nga avokatja e saj, Jennifer Robinson, ka ndarë fotografi të fytyrës së saj në dukje të mavijosur pasi z. Depp dyshohet se e kishte goditur me një telefon në fytyrë – por dëshmitarët e aktorit kanë pohuar se nuk kishte shenja lëndimi kur e panë atë një ditë më pas.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy