Kodi i Sjelljes i BE-së për platformat online kundër dezinformimit ende ka mangësi. "Cilësia e informacionit e cila është zbuluar nga nënshkruesit e kodit është ende e pamjaftueshme", kështu shkruan Komisioni Europian në një shënim mbi vlerësimin e ndikimit të Kodit kundër dezinformimit në vitin e tij të parë të zbatimit.
"Kodi i sjelljes ka treguar se platformat në internet dhe sektori i reklamave mund të bëjnë shumë për të luftuar dezinformimin. Por platformat duhet të jenë më të besueshme dhe të përgjegjshme, ato duhet të bëhen me transparente”, komenton Komisionerja e BE për Transparencën Vera Jourova.
Nga analiza e Komisionit të BE-së të kryer së bashku me Grupin e autoriteteve të BE-së për shërbimet mediatike audiovizive (Erga), shfaqen boshllëqet e mëposhtme: mungesa e treguesve kryesorë për matjen e efikasitetit dhe performancës së platformave për të luftuar fenomenin dhe mungesën e procedurave të qarta, përkufizime të përbashkëta dhe objektiva precize.
Dhe ende ka një mungesë të bashkëpunimit më të strukturuar midis platformave dhe botës së kërkimit dhe përfshirjes së sektorit të reklamave. "Lufta kundër dezinformimit duhet të jetë një përgjegjësi e përbashkët, të cilën sektorët e teknologjisë dhe reklamimit duhet të marrin përsipër plotësisht ", komentoi Komisioneri i BE-së për Tregun e Brendshëm Thierry Breton.



