Shkodër, tre të rinjtë me 10 kg kanabis aksidentohen pasi po ndiqeshin nga policia

Shkodër, tre të rinjtë me 10 kg kanabis aksidentohen pasi po ndiqeshin nga policia

Trafikantëve të drogës nuk i ka shkuar siç duhet plani i transportimit të lëndës narkotike, pasi janë pikasur nga policia e Shkodrës. 

Blutë e qutetit verior kanë vënë në pranga tre shtetas me një sasi droge të cilët janë aksidentuar në vendin e quajtur Zues në rrugën Shkoder­Hani i Hotit.

Sipas informacioneve të para policia ka qenë duke i ndjekur nga Shkodra në drejtim të Muriqanit dhe se ka patur shkembim zjarri mes tyre gjatë ndjekjes.

Por personat e ndaluar për ti shpëtuar policisë janë larguar me shpejtësi dhe për fat të keq janë aksidentuar me makinën e tyre. Trafikantët emrat e të cilëve nuk bëhen të ditur kanë pasur në makinën e tyre rreth 10 kg kanabis e futur në thasë.

Të rinjtë janë lënduar lehtë nga aksidenti me makinë dhe janë arrestuar pavarësisht ‘fundit të hidhur’.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy