
Policia e Tepelenës ka shpallur në kërkim një 26-vjeçar me iniciale T.H., pasi ka ushtruar dhunë dhe ka përndjekur një 17-vjeçare.
Njoftimi i policisë: Tepelenë, Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Tepelenë referuan materialet në Prokurori dhe shpallën në kërkim shtetasin T. H., 26 vjeç, pasi ka bërë kallëzim një shtetase 17 vjeçe, se ky shtetas e ka pëndjekur dhe ka ushtruar dhunë ndaj saj.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër, për veprime të mëtejshme.



