Eksperti i financave Artur Ribaj thotë se nuk e sheh të domosdoshme licencimin e një banke digjitale.
Nga studio e “MCN Economy” ai deklaroi se nuk ka rëndësi kapitali i një banke me sa do fillojë, por menaxhimi i saj dhe qeverisja që ka.
Sipas tij, institucionet përgjegjëse duhet të hetojnë për pastërtinë e figurës së aksionerëve dhe kapitalit dhe se autoriteti i pastrimit të parave duhet të thotë fjalën e vetë, se ku qëndron secili prej aksionerëve të shoqërisë, për dhënien e një licence banke.
Ai kërkoi shumë kujdes nga autoritetet për licencimin e këtyre bankave.
Të gjithë bankat që janë aktualisht në treg, kanë disa tregues që kanë treguar qëndrueshmëri dhe stabilitet dhe janë duke ofruar shërbime digjitale. Nuk e shoh të domosdoshme licencimin patjetër të një banke që do na çojë përpara në këtë drejtim nga bankat që kemi aktualisht. Strategjia ishte për të reduktuar numrin e bankave, vitin e fundit u pa e nevojshme të shtohet numri i bankave.
Banka e Shqipërisë ka departamentin e mbikëqyrjes i cili mbulon dhe licencimin dhe ka detyrë për të kontrolluar gjithë korrektësinë e dokumentacionit të depozituar nga aplikantët, lidhur me procedurën e licencimit të kësaj banke. Bankat që ne kemi aktualisht po punojnë fort për mbulimin e këtij tregu. Por s’do ishte keq të shtohej konkurrenca.
Kush janë aksionerët e saj, sa eksperiencë kanë nga bankingu. Dhe sa je figurë e pastër për të treguar mundësinë që të kesh akses në depozitat e publikut. Sa është reputacioni i atyre që po kërkojnë ta ngrenë për ta mbajtur në këmbë të denjë, për të mbledhur depozitat e publikut? Detyra e bankës është të kontrolloj së pari çdo lloj dokumentacioni, në lidhje me rregulloren në fuqi.
Çdo aplikant duhet të plotësojë të gjitha kriteret. Për mua nuk ka rëndësi kapitali i një banke që sa do fillojë, por menaxhimi i tyre, qeverisja që ato kanë, me kë përfaqësohen dhe çfarë oreksi për rrezik kanë. Se nëse do nisin me reklama, silli se do kesh përfitimi për mua që në fillim është jo.
Nëse nuk kemi stabilitet të vijueshmërisë së bankës digjitale, do ketë ndikim tek bankat e tjera. Institucionet përgjegjëse duhet të hetojnë për pastërtinë e figurës së aksionerëve dhe kapitalit. Duhet të thotë fjalën e vetë autoriteti i pastrimit të parave, se ku qëndron secili prej aksionerëve të shoqërisë, për dhënien e një licence banke. Duhet shumë kujdes nga autoritetet për licencimin e këtyre bankave.



