Në Kosovë nis viti i ri shkollor

Në Kosovë nis viti i ri shkollor

Në Kosovë nis sot viti i ri shkollor 2019-2020.  Mijëra nxënës rikthehen sot në bankat e shkollës, pavarësisht kritikave se ky vit shkollor nis me probleme.

Vetëm në komunën e Prishtinës 43 shkolla fillore dhe të mesme të ulëta, si dhe 13 shkolla të mesme të larta me rreth 42 mijë nxënës do ta fillojnë procesin mësimor.

Kryeministri në detyrë, Ramush Haradinaj, përmes rrjeteve sociale, ka uruar të gjithë fëmijët që ulen për herë të parë në bankat e shkollës dhe mësuesit në Republikën e Kosovës. Në një postim që nis me përvojën e vet si prind, Haradinaj thotë se në fushën e arsimit ka pasur arritje, që duhen çuar më tej.

“Në ditën e parë të shkollës për këtë vit, krah Gjinit, i cili po e nis një etapë të re të edukimit në gjimnazin “Loyola”. Kemi shënuar të arritura në ngritjen e cilësisë së arsimit në vend, avancim në planprograme dhe infrastrukturë moderne dhe pandalshëm do të punojmë që shkolla jonë të jetë e modelit dhe standardeve europiane. Urime fëmijëve që ulen sot për herë të parë në bankat e shkollës dhe punë të mbarë mësimdhënësve si bashkëudhëtarë në rrugën e dijes. Gjinit dhe të gjithë nxënësve kudo në Kosovë u priftë e mbara në këtë vit të ri shkollor”, ka shkruar Haradinaj.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy