Foltoret e Berishës, Maliqi: E vetmja shpresë për ringritjen e PD, Luli se çon dot opozitën në fitore

Foltoret e Berishës, Maliqi: E vetmja shpresë për ringritjen e PD, Luli se çon dot opozitën në fitore

Kjo do të jetë Foltorja Beratit do të jetë e parafundit e Berishës në Shqipëri. Ai është zotuar se shumë shpejt do të mbajë Kuvendin Kombëtar të PD, por nga ana tjetër Basha është shprehur i bindur se nuk do e lejojë diçka të tillë.

Lidhur me këtë situatë në një lidhje skype në studion e lajmeve në MCN TV ishte ish-deputeti i opozitës Lefter Maliqi i cili deklaroi se ai është përkrah foltoreve të Berishës duke u shp0rehur se ato janë e vetmja shpresë e një ringritje të fuqishme jo vetëm të PD por edhe të opozitës që është e përçarë për shkak të kësaj pabesie që ju bë.

Teksa e ka cilësuar si të vonuar këtë lëvizje të Berishës, Maliqi tha se më mirë vonë se kurrë

Dëgjova për mospjesëmarrjen e ndonjë drejtuesi por dua t’ju them se pjesa e madhe nga kontaktet qe kam me bazën janë mbiu 80 % që kanë firmosur për mbledhjen e kuvendit. Thika zgjati për 8 vite, për të goditur të gjithë njerëzit e fuqishëm të PD kështu që unë jam me këtë foltore e vetmja shpresë e një ringritje të fuqishme jo vetëm të Partisë Demokratike, por edhe të opozitës që është e përçarë për shkak të kësaj pabesie që ju bë.

2. Lulzim Basha tha para pak ditësh se ka mbështetjen e 95 për qind të demokratëve. Rezulton të jetë kështu të paktën për qarkun e Beratit?

Po të vi në qarkun e beratit. Ju e thatë dhe vetë se unë u rreshtova me opozitën e bashkuar se qëndrimet e mia dy vjet ishte mbajtja një qëndrim opozitar. E quaj të vonuar lëvizjen e Berishës por më mirë vonë se kurrë sepse po ta kishte nisur më parë do isha rreshtuar përkrah Berishën por kjo nuk do të thotë se nuk do të pritet dhe sot me këngë e valle. Mbështetësit e mi do të jenë të pranishëm. Unë e njoh PD mirë dhe vajta 4 vjet pas Bashës, por dua t’ju them se ka mbështetjen e 5 % për momentin por baza nuk është me të. Por shyqyr zotit kjo ringritje filloi për PD sepse opozita nëse nuk është e bashkuar nuk e rrëzon dot këtë klimë oligarkësh që e kanë futur vendin në një rrugë pa kthim dhe kjo foltore është e vetmja shpresë.

3.Disa e quajnë nismën e Berishës si lëvizje për të bashkuar partinë, por mos vallë ka gjasa që të ndodhë e kundërta që në fund të kësaj përplasje të kemi dy Parti Demokratike?

Nuk prodhon ndarje sepse të gjithë e hedhin këtë ide, nëse krijon ndarje është për një pjesë të vogël që ikin pas lules. Unë jam me Berishën shpirtërisht mezi po e pres foltoren e Beratit dhe pjesëmarrjen masive. Edhe në këto zgjedhje ishte thikë pas shpine. Luli i ka pasur thikën ndaj shpike ndaj të vjetërve të PD. Keni parë dhe eksponentë të tjerë të opozitës së bashkuar që janë kundër tij dhe ai nuk mund ta çoj dot në fitore opozitën. Është një kryeministër që po përdoret nga Rama. Vazhdoj të jem te LSI, sepse ajo do dyfishoj votat dhe do e hedhi në landfille këtë qeveri të korruptuar.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy