Ramabaja: Pas ngjarjeve të mbrëmshme në veri, e habitshme pse Rama këmbëngul me “Ballkanin e Hapur”, po bëhet qesharak

Ramabaja: Pas ngjarjeve të mbrëmshme në veri, e habitshme pse Rama këmbëngul me “Ballkanin e Hapur”, po bëhet qesharak

Tensionet që nga nata e mbrëmshme në veri të Kosovës të cilat erdhën për faktin se me 1 gusht do të fillonte implementimi i vendimit për reciprocitetin e targave dhe gjithashtu reciprocitet për qytetarët e Serbisë që duan të futen në Kosovë, bën që të përcillen me reagime të shumta.

Analisti Sadri Ramabaja, njëherësh drejtor në Institutit Shqiptar për Gjeopolitikë, thotë për edicionin e lajmeve në “MCN tv”, se tërheqja e qeverisë Kurti dhe shtyrja e reciprocitetit me Serbinë, është një akt pjekurie politike nga ana e tij.

Mund te them se kjo është një akt pjekurit politike nga ana e qeverisë Kurti që din të vlerësoj angazhimin e partnerit tonë SHBA, për tejkalimin e situatave të vështira për vendin.

Natyrshëm që situata e cila agravoi mbrëmë, nuk ishte e rastësishme, nuk ishte e paparashikueshme, por një gjë e tille pritej. Reagimi i Beogradit ishte i qartë, sepse Vucic nuk e fsheh dot se, po pretendon të marrë sa mundet në tavolinën e dialogut në Bruksel brenda këtij afati që i dha Uashingtoni, por duket se ka marrë paralajmërimin e duhur nga ushtarakët e NATO-s.

Vuçiçi duket tashmë ta ketë më të qartë faktin se, modeli i Donetsk-ut nuk zbatohet dot në veriun e Kosovës, ai nuk realizohet me një aksion blic, ai dështoi.

Përshëndetjen e vendimit të qeverisë Kurti nga ana e kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama, z.Ramabaja, teksa e çuan të vonuar, ngre pikëpyetjen se pse pikërisht tani ai vazhdon të mbrojë faktin se përfshirja e Kosovës në Ballkanin e  Hapur do t’i kishte shmangur tensionet.

Më vjen mirë që Rama e ka përshëndetur vendimin e qeverisë Kurti, megjithëse me vonesë, sepse do duhej të reagonte më herët, porse habitem se pse këmbëngul ende në tezën e Ballkanit të Hapur.

Me ngjarjet e mbrëmshme, duhet të rikëndellet nga fakti se Ballkani i Hapur, është një “foshnjë e vdekur” që në lindje. Këto gjykime, Ramën po e bëjnë qesharak.

Ndërkaq deklaratën e ish-emisarit amerikan për dialogun Kosovë-Serbi Richard Grenell, i cili e ka quajtur kryeministrin e Kosovës Albin Kurti një “fashist me përvojë”, analisti Ramabaja, e nënvlerësoi duke shtuar se nuk do të merrej fare me deklaratat e një neofashisti siç është Grenell. 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy