Ndihma e parë te fëmijët/ Instruktori këshillon prindërit si të nxjerrin trupat e huaj nga rrugët e frymëmarrjes

Ndihma e parë te fëmijët/ Instruktori këshillon prindërit si të nxjerrin trupat e huaj nga rrugët e frymëmarrjes

Fëmijët shpesh gjenden në situata të rrezikshme për jetën, pasi në ambientet ku rriten dhe luajnë mund të gëlltisin aksidentalisht objekte të vegjël. Këta trupa të huaj, kur bllokojnë rrugët e frymëmarrjes, shkaktojnë asfiksi dhe kërkojnë ndërhyrje të menjëhershme.

Instruktori i ndihmës së parë dhe psikiatri për fëmijë, Erald Xhelili, i ftuar në “Zgjohu me MCN”, shpjegoi se si duhet të veprojnë prindërit në raste të tilla, duke dhënë udhëzime të sakta për ndihmën e parë, me qëllim nxjerrjen e trupit të huaj ose ushqimit nga rrugët e frymëmarrjes së fëmijës.

Ndihma e parë te fëmijët është po aq e rëndësishme sa edhe delikate. Shumë prindër, sidomos nënat e reja, mund të mos jenë emocionalisht të përgatitura për situata traumatike si mbytja e fëmijës nga ushqimi apo ndonjë objekt i vogël. 

Mjafton një fragment sekonde që fëmija të përpiqet të gëlltisë një ushqim më të madh se sa mund të kapërcejë, dhe rrugët e frymëmarrjes mund të bllokohen. 

Kur fëmija fillon të marrë ngjyrë blu për shkak të mungesës së oksigjenit dhe nuk reagon, situata është kritike. Pas 4 minutash pa oksigjen, qelizat nervore fillojnë të vdesin. 

Prindërit shpesh ngrijnë nga paniku, ndaj është e rëndësishme që të dy prindërit të marrin aftësi për menaxhimin e emocioneve dhe dhënien e ndihmës së parë.

Në moshat pediatrike, bllokimet çojnë zakonisht në arreste respiratore, jo kardiake, pasi zemra e fëmijëve është më e fortë dhe e re në krahasim me të rriturit. 

Si veprohet te fëmijët nën 1 vjeç, instruktori rekomandon këtë metoda. 

Për foshnjat nën një vjeç përdoret metoda Mofenson (kombinim goditjesh në shpinë dhe shtypjesh në kraharor). Hapat janë:

  • Vendoseni fëmijën mbi parakrahun tuaj me kokën poshtë, duke kaluar krahun midis këmbëve të fëmijës.

  • Me dorën tjetër jepni 5 goditje të forta në pjesën e sipërme të shpinës, midis shpatullave.

  • Nëse trupi i huaj nuk del, kthejeni fëmijën me fytyrë lart dhe jepni 5 shtypje në kraharor.

Fillimisht e prekim fëmijën lehtë për të parë reagimin. Pastaj japim goditje që krijojnë vibracion, jo shumë të forta por mjaftueshëm sa të lëvizin trupin e huaj dhe ta nxjerrin jashtë.

Mos e ulni fëmijën me kokë poshtë krejtësisht. Trupi duhet të jetë i drejtë, ndërsa koka pak më poshtë se trupi.

Xhelili këshillon prindërit të jenë të kujdesshëm me ushqimet dhe objektet e vogla.

Fëmijët kanë tendencë të fusin në gojë goma lapsash, lodra të vogla, kokrra ushqimi. Duhet t’i shmangim këto sa më shumë.

Nëse pas disa tentativave trupi i huaj nuk del, fëmija nuk reagon dhe situata nuk ndryshon, duhet të telefonojmë menjëherë 127. 

Duhet të njoftojmë qartë se kemi një fëmijë që po mbytet dhe nuk po merr frymë.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy