Kaptelli: Platforma online nuk përballon ngarkesën, qeveria nuk ka marrë masat e duhura (VIDEO)

Kaptelli: Platforma online nuk përballon ngarkesën, qeveria nuk ka marrë masat e duhura (VIDEO)

Akademi.al është një platformë online, në të cilën prej mëse dy javësh po regjistrohen nxënës dhe mësues. Kreu i Sindikatës së Arsimit, Nevruz Kaptelli, thotë se në rast të kalimit në skenarin e mësimit online, kjo platformë nuk do ta kryejë funksionin e vet. Kjo sepse një pjesë e mirë e nxënësve dhe mësuesve nuk janë regjistruar në këtë platformë.  

“Janë regjistruar shumë mësues, por ajo që na shqetëson ne është se masat e marra nga qeveria për funksionimin normal të kësaj platforme lënë për të dëshiruar. Në pak shkolla të kryeqytetit janë regjistruar të gjithë nxënësit dhe mësuesit. Në shkollat e priferisë, numri i të regjistruarve është i ulët. Kemi informacione që platforma nuk përballon ngarkesën. Kemi shumë nxënës që kanë dhënë adresat e e-maileve të prindërve. Një pjesë në zonat rurale nuk kanë adresë dhe të tjerë nuk kanë as internet. Shteti duhej të rriste buxhetin për arsimin, në mënyrë që t’u krijohej akses në internet. Megjithëse ne shohim se nëse do të ecet me këtë trend, do të jemi të detyruar të kalojmë online. Por ne na shqetëson cilësia e mësimdhënies online”, tha ai.

Kaptelli tha se mësimi online nuk mund të ketë efektivitetin e mësimit në klasa, por një zgjidhje e tillë duhet pranuar në rast të rritjes së numrit të të infektuarve.

Mësimi nuk do të jetë asnjëherë normal në këtë mënyrë. Por nëse jemi përballë një rritjeje të numrit të të infektuarve me Covid, ne do të detyrohemi. Të gjitha mundësitë që ka shteti duhej të ishin vënë në dispozicion të një mësimdhënieje të tillë”, tha ai.

 

 

 

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy