Një 45-vjeçar me iniciale A.A., është arrestuar nga Policia e Devollit, pasi dyshohet se ka ngacmuar seksualisht një 15-vjeçar nga fshati Poloskë.
Nëna e të miturit ka treguar për MCN TV se 45-vjeçari ka shkuar në lokalin ku i mituri qëndronte, e ka thirrur dhe i ka afruar para dhe më pas i ka ushtruar presion.
Gazetarja Elsa Xhindole raportoi se 45-vjeçari dhe i mituri nuk janë bashkëfshatarë, por se ata ishin takuar në lokal dhe më tej burri i ka ofruar para për ta joshur.
15-vjeçari ka thënë se fillimisht 45-vjeçari e ka ngacmuar dhe kur ka tentuar të abuzojë seksualisht me të, i mituri e ka shpuar me një tel të cilin e kishte me vete.
Nëna e të miturit, është shprehur e tronditur nga ngjarja, teksa thotë se jeton me tre fëmijët e saj, pasi i shoqi ka pesë vite që i ka vdekur.
Unë punoj në rrobaqepësi, kur vij nga puna e gjej djalin të trembur.
Në lokalin në fshatin Poloskë, një burrë ma ka ngacmuar djalin, i ka thënë në fillim dil pak, i ka thënë hajde se do të japë lekët, ai i ka thënë jo.
Më pas e ka gënjyer zotëria në fshatin Kuç, dhe e ka çuar në ca pemë poshtë varrezave dhe me fëmijën tim vetëm 15-vjeç, mundohej të kryente marrëdhënie seksuale.
Djali im kishte një palë pantallona të lidhura fort dhe nuk ia hiqte dot. Djali im kishte një tel në xhep dhe e ka shpuar, ai e ndiqte.
Djalin e kisha në spital në Korçë për analiza, e kam të trembur djalin.
I lutem shtetit shqiptar që për atë person të merren masa. Dua drejtësi për djalin tim.
Nga shteti shqiptar dua vetëm drejtësi, se fëmijën tim jetim nuk dua ta përdor ai kriminel.
Një djalë me leuçemi më ka vdekur. Unë si nënë nuk dua të më ngacmojë njeri fëmijën.
Ndërsa i mituri ka treguar shkurtimisht gjithçka që i ka ndodhur.
Isha në dyqan dhe më tha hajde pak më mua. Tre herë e kam takuar.
Më tha hajde pak me mua do të jap lekë, do të blejë picë.
I thashë jo, se unë dal me shokët nuk kam nevojë.
Pastaj shkuam nga xhadeja në disa qershi. Më tha ulu pak te bari. Më pas u ngrit dhe po më prekte.
Donte të më hiqte tutat, unë nuk e lashë. Pastaj ika unë.



