
Filip Gjoka, kryetar i Shoqatës së Bimëve Medicinale deklaroi përmes një lidhje “Skype” me studion e emisionit "MCN Economy" se nëse industria e bimëve mjekësore do të kishte më shumë përkujdesje dhe investime do të kishte një zhvillim shumë të madh.
Duke vijuar më tej shpjegimin e tij, Gjoka tha se 25-30% e produkteve nga kompanitë shqiptare dalin për konsum final që shkon për konsumatorin në SHBA dhe Zelandën e Re.
Sipas Gjokës, Shqipëria zë vendin e parë në Ballkan për shumëllojshmërinë e bimëve që ofron, por që rankohet dobët nëse bëhet një krahasim me gjithë Evropën.
Nëse do të jetë vërtetë jam i gatshëm ta provoj dhe të çoj mostra pranë laboratorit dhe shpresojmë që kërkesa të jetë dëgjuar, por nuk kam asnjë koment për të bërë. Shpresoj të jetë realizuar, ka pasur probleme me kamionët që janë refuzuar që kanë shkuar pa bërë analiza të sakta, ose një pjesë nuk ka pasur mundësi, por nëse është për ta bërë në Tiranë ose në ndonjë vend tjetër do të jetë ndihmë për industrinë tonë.Po të kishte mundësi dhe përkujdes të veçantë kjo industri do të kishte rritje më të madhe se industritë e tjera.
Një pjesë e madhe e kompanive dalin me 25-30% produkt final, të prodhuara nga kompanitë tona që shkon për konsumatorin dhe marketin në SHBA dhe Zelandën e Re. Filipi Company nuk është mbështetur me asnjë lloj programi dhe jemi kompani që kemi më shumë sasi produkt final në SHBA dhe Australi dhe kemi filluar me prodhimin e kremrave, kemi marrë licencat e para dhe do thellojmë përpunimin e bimëve. Mundësitë për ta zhvilluar sektorin dhe për t’i dhënë vlerë më të mëdha produkteve tona janë.
Industria ka resurse të pavendosura në punë. Kemi toka djerrë që mund të kthehen në prodhimin e bimëve organike. Tregu i bimëve organike është bërë galopant. Ka shumë fusha brenda sektorit që mund të zhvillohen dhe të rriten eksportet dhe punësimi.
Sa i përket gamës së produkteve jemi me 180 produkte, bimë dhe erëza në tregjet ndërkombëtare. Për nga gama e shumëllojshmërisë Shqipëria zë vendin e parë për volumin bimëve mjekësore në Ballkan, për në Evropë jemi shumë në larg. Por në Ballkan zëmë vendin e parë dhe me futjen e programit të IPARD 3 do ketë mundësi rritje të sasisë së lëndëve të parë t’i kthejmë në lëndë të parë.



