Arrestimi i Dakos/ Banori i pallatit: Bëhet për bujë politike, çështja është mbuluar. 11 kate qëndronin me një pllakë betoni 85 cm! (VIDEO)

Arrestimi i Dakos/ Banori i pallatit: Bëhet për bujë politike, çështja është mbuluar. 11 kate qëndronin me një pllakë betoni 85 cm! (VIDEO)

Bashkim Gjika, banor i pallatit në lagjen nr. 5 në Durrës, që u bë shkak për arrestimin e ish-kryebashkiakut Dako foli në edicionin e lajmeve në MCN TV, duke u shprehur se zhvillimet bëhen për bujë politike dhe ndoshta për të mbuluar diçka tjetër. Gjika tha se padia lidhet me faktin që pallati u ble me idenë se kishte 250 pilota, por sipas tij pas skanimit nga një grup privat rezultoi se ndërtesa 11-katëshe kishte vetëm 85 cm pllakë betoni.

Janë dy pallate, si i pari si i dyti i ka pasur Fiqiri Faruku. Tani atij i ka ngelur sepse është edhe Kastrati anëtar i saj. E bëjnë bujën politike tani për të mbuluar ndonjë gjë tjetër. Pallatet i kemi blerë, kam 6 vjet te njëri, 4 te tjetri. Nuk kanë kaluar 10 vjet që... Asnjë nga pallatet, s’kanë letra dhe hipotekë në bashki për shtesat lartë. I kanë grisur letrat. Ne i kemi. Përfundimisht e kanë bërë për bujë politikë se pale ku mbulojnë diçka tjetër.

Unë e kam denoncuar i pari, tre denoncime rresht, por prokurori Bledar Bejko i mbuloi çështjen dhe e mori KPA dosjen. Janë dy pallate në një tokë, me një pronar, por njërin e ka ndërtuar Kastrati se ia ka shitur ai dhe një e ka bërë ai. Të dy i kanë letrat njëlloj, kundravajtjet njëlloj, të dy pallatet. Me vendim shembje të dy. Deshën t’i lënë për riparim. Është një bujë politike, s’është se ka bërë ndonjë gjë Vangjush Dako.

Kur e kemi blerë shtëpinë e kemi blerë se ka pilota, 250 pilota. E kam blerë në gropë shtëpinë, kur kam ardhur brenda nuk më pëlqeu, i skanova me grup privat dhe nuk kishin asnjë pilotë poshtë, vetëm 85 cm shtresë betoni. A rri pallati 11-katësh me 85 cm pllakë betoni?! Shkaku i denoncimit ky ka qenë. Hetimi ka zgjatur 4 vjet. Këtu kanë vazhduar gjithmonë ta mbulojnë çështjen. Nga SPAK shpresojmë të na rindërtohet shtëpia në vend dhe të dëmshpërblehemi, sepse e kur e kam blerë shtëpinë e kam blerë me garanci për 12 ballë tërmet, gjoja ka pilota jo që s’ka asnjë send. Ne presim rindërtimin po në vend pallati dhe të dëmshpërblehemi se e kemi blerë me garanci. Pallati ka garanci deri në 10 vjet nga ndërtuesi”.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy