
Shkencëtarët kanë arritur të reduktojnë oreksin te pacientët obezë në një mënyrë të re. Teknika konsiston në ngrirjen e nervit që i dërgon trupit sinjalin se ka nevojë për të ngrënë.
Në SHBA, rreth 160 milionë amerikanë janë mbi peshë ose obezë. Por vetëm 5-10% e tyre ia dalim me sukses të heqin kile përmes programeve për humbjen e peshës.
Në përpjekje për të rritur numrin e atyre që ia dalin ta fitojnë betejën me mbipeshën, studiuesit e Emory University kanë zhvilluar një trajtim eksperimetal që ka të bëjë me ngrirjen e nervit përcjellës të sinjalit të urisë.
Eksperimenti tregoi se 100% e pjesëmarrësve u ndien më pak të uritur dhe nuk provuan efekte anësore. Shumë prej tyre humbën peshë brenda një periudhe kohore prej 90 ditësh.
Në SHBA, dietat, planet për humbje peshe, programet e aktivitetit fizik etj. përbëjnë një industry me vlerë 66 miliardë dollarë.



