Mashtroi bankat dhe elitën e SHBA, Anna Sorokin lirohet nga burgu

Mashtroi bankat dhe elitën e SHBA, Anna Sorokin lirohet nga burgu

Anna Sorokin, trashëgimtarja e rreme e serialit të Netflix "Inventing Anna", u lirua nga paraburgimi ICE të premten.

Juda Engelmayer, një zëdhënëse e Sorokin, konfirmoi lirimin e saj në një email për CNN të premten mbrëma.

"Ajo do të mbetet nën mbikëqyrjen e ICE, por do të jetë në gjendje të luftojë deportimin e saj pa paraburgim fizik," tha John Sandëeg, i cili është në ekipin ligjor të Sorokin.

Gjykatësi i imigracionit Charles Conroy hapi rrugën për lirimin e Sorokin në fillim të kësaj jave, duke vendosur gjobë prej 10,000 dollarë dhe duke i kërkuar asaj të respektojë disa kushte. Midis tyre: qëndrimi jashtë rrjeteve sociale dhe qëndrimi në të njëjtën adresë banimi 24 orë në ditë, ndërsa çështja e saj vazhdon.

Një zëdhënës i ICE tha se Sorokin po lirohej të premten pas vendimit të gjykatësit. Ajo kishte qenë në paraburgimin ICE për 17 muaj, sipas avokatit të saj - kryesisht në Institucionin Korrektues të Orange County në veri të New York.

"Ne jemi mirënjohës që Gjykata ra dakord që ndalimi i saj i vazhdueshëm është i panevojshëm," tha Sandweg në një deklaratë të premten.

Sorokin u shpall fajtore për vjedhjen e më shumë se 200,000 dollarëve nga bankat dhe miqtë ndërsa mashtronte shoqërinë e saj në New York, tha Prokurori i Qarkut në Manhattan pas dënimit të saj në vitin 2019 .

Rasti i saj tërhoqi vëmendjen e gjerë pas një artikulli të revistës New York të vitit 2018 .

Ky artikull u bë baza e "Inventing Anna" të Shonda Rhimes, një dramatizim që u publikua në Netflix në shkurt dhe u bë shpejt një nga shfaqjet më të njohura. Aktorja Julia Garner, e njohur më së miri për rolin e saj fitues të çmimit Emmy si Ruth në "Ozark", luajti Sorokin.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy