Tiranasit më të rinjtë e vendit, gjirokastritët me popullsinë më të vjetër në vend

Tiranasit më të rinjtë e vendit, gjirokastritët me popullsinë më të vjetër në vend

Të dhënat e fundit të publikuara nga INSTAT, nxjerrin Tiranën, si qarkun me popullsinë më të rë në Shqipëri me një moshë 34,7 vjet, kjo për faktin se në këtë qytet është përqendruar pjesa më e madhe e popullsisë së vendit dhe njëkohësisht më e reja.

Së bashku me Dibrën dhe Kukësin, ato përbëjnë qarqet me popullsinë më të re në vend, ndjekur nga Durrësi. Mosha mediane në Shqipëri në 2018-n vlerësohej diçka më shumë se 36 vjet dhe të katërta këto qarqe kishin një moshë mediane më të vogël se mesatarja kombëtare.

Nga ana tjetër, qarku i Gjirokastrës ka popullsinë më të vjetër në vend me një moshë medianë 39,4 vjet, ndjekur nga qarku i Beratit, me një moshë mediane mbi 38 vjet dhe qarku i Vlorës me po të njëjtën moshë.

Mosha medianë e popullsisë përfaqëson moshën në të cilën gjysma e popullsisë është më e re dhe gjysma tjetër është më e vjetër.

Në vitin 2018, në Shqipëri kishte 500.192 të rinj të moshës më pak se 15 vjeç dhe 396.188 të moshuar të moshës 65 vjeç ose më shumë. Në Shqipëri, popullsia në moshë pune, njerëz të moshës 15 deri 64 vjeç, ishin 1.969.996 gjatë të njëjtit vit.

Raporti i varësisë së të rinjve është më i lartë se raporti i varësisë së të moshuarve në çdo qark. Qarqet me raport më të lartë të varësisë së të rinjve janë ato të Kukësit dhe Dibrës, me përkatësisht 32,1 dhe 31,0 persona më të rinj se 15 vjet për çdo 100 persona nga 15 deri në 64 vjeç.

Ndërsa qarqet me raportin më të ulët të varësisë së të rinjve janë ato të Vlorës dhe Gjirokastrës, përkatësisht me 22,7 dhe 23,2 persona më të rinj se 15 vjet për çdo 100 persona nga 15 deri 64 vjeç. Nga ana tjetër, qarqet me raportin më të lartë të varësisë së të moshuarve janë ato të Lezhës dhe Gjirokastër, të dy me rreth 21,7 persona më të vjetër se 65 vjeç për 100 persona nga 15 deri 64 vjeç. Qarqet me raportin më të ulët të varësisë së të moshuarve janë ato të Korçës dhe Tiranës, përkatësisht me 19,2 dhe 19,4 persona më të vjetër se 65 vjeç për 100 persona nga 15 në 64 vjeç.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy