Greqia nuk do të tërhiqet nga insistimi se kryebashkiaku i zgjedhur i Himarës, Fredi Beleri duhet të lejohet të betohet. Në një intervistë për MCN TV, përfaqësuesi i Omonias, avokati Andon Neço tha se sa i përket vetos së negociatave, çështja Beleri është edhe në fokus të Bashkimit Europian si kriter që lidhet me shtetin e së drejtës.



