Kikia: Numri i protestuesve, tregues se aleanca Berisha-Meta përkthehet në popull

Kikia: Numri i protestuesve, tregues se aleanca Berisha-Meta përkthehet në popull

Analisti Mentor Kikia thotë se protesta e opozitës ka të njëjtën koreografi, dhe se është vështirë të flasësh për numra pjesëmarrësish, por se pamjet e kamerave tregojnë pjesëmarrje të konsiderueshme.

Numri do përbënte ndryshimin, pasi pjesa tjetër është një metodologji e njohur. Sot është zgjedhur të ketë referime nga grupe të ndryshme shoqërore.

Rëndësia e numrave prevalon mbi gjithë elementët e tjerë se është si hapja e atij sezoni që kishte folur Berisha gjatë gjithë verës.

Kjo protestë është debutimi i parë i aleancës Meta-Berisha. Numri shërben për të paralajmëruar Kryeministrin, për të treguar se është një aleancë që përkthehet në popull.

Kjo protestë nuk duhet të shërbejë për të krijuar një lloj euforie, pasi jo të gjithë që janë aty mund të krijohen votues.

Se të akuzosh qeverinë për korrupsion është njëra gjë dhe se kjo nënkupton ardhjen e qeverisë në pushtet, është tjetër gjë.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy