Sherr për partitë, drejtoresha e Burimeve Njerëzore godet shefen e Financës

Sherr për partitë, drejtoresha e Burimeve Njerëzore godet shefen e Financës

Një konflikt i lindur për votën e së dielës ka çuar në përplasje fizike mes dy grave në Ersekë. Sipas policisë, është proceduar në gjendje të lirë shefja e Burimeve Njerëzore pranë Drejtorisë së Shëndetit Publik në Ersekë, D.T., 30 vjeçe.

Sipas policisë, “pas kallëzimit të bërë më datë 21.06.2017, nga një 55 vjeçare, banuese në Ersekë, me detyrë shefe Finance pranë kësaj Drejtorie, e cila ka deklaruar se 30 vjeçarja në ambjentet e Poliklinikës të qytetit të Ersekës, për motive të dobëta, e ka fyer dhe goditur në fytyrë këtë të fundit”.

D.T. akuzohet për veprën penale “Dëmtime të tjera me dashje”.

Mësohet se drejtoresha e Burimeve Njerëzore është mbështetëse e PS-së, ndërsa ajo e Financës mbështet LSI-në. 

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy