
Marrëdhëniet e tyre nuk janë shumë mira, por vizita e tij konsiderohet historike në Greqi.
Presidenti i Turqisë Rexhep Taip Erdogan, është i pari president që viziton shtetin fqinj pas 65 vitesh.
Policia Greke ka vendosur në gatishmëri 2 800 oficerë për ruajtjen e presidentit turk dhe gjatë itinerarit, Erdogan do jetë nën ruajtjen e forcave speciale dhe agjentëve antieksploziv.
Erdogan do të shoqërohet nga 200 oficerë të forcave të sigurisë turke. Ndërkohë, më shume se 60 oficerë turq janë vendosur në Athinë që ditën e hënë dhe 60 të tjerë në Komotini, ku Erdogan do takohet me përfaqësues të minoritetit Mysliman ditën e premte.
Mediat helene i kanë quajtuar këto masa njësojë me ato të presidentit amerikan barak Obama kur vizitoi Athinën dhe i dhënjë rëndësi të veçantë ardhjes së tij në Greqi.
Çdo manifestim ose protestë është ndaluar në Athinë gjatë vizitës së Presidentit turk, i cili do të qendrojë dy ditë në Athinë të enjten dhe të premten.
Ndërkohë mediat raportojnë që gjatë vizitës së Erdogan në Greqi, preiten të ulen shumë mosmarrëveshje dhe të firmosen disa marrëveshje tregtare.



