Duke komentuar deklaratën e Sali Berishës, analisti Aleksandër Çipa tha në MCN Live se lideri i opozitës është ndoshta sot personi në pozitën më të vështirë në skenën politike shqiptare.
Analisti vë në dukje se ky rezultat do të sjellë efekt tronditës, pasi diferencë të tillë skena politike s’e ka parë në 32 vite.
Çipa tha se veprimi më normal dhe nderues për Berishën do të ishte t’u përmbahej deklaratave mbi veprimet që do ndërmerrte pas rezultatit të zgjedhjeve.
Është ndoshta personi në pozitën më të vështirë që ka skena politike shqiptare sot. Një person që do të përballet me një rrebesh të reagimit opozitar në strukturat partiake të tij, për shkak të efektit që sjell ky rezultat që është tronditës, pavarësisht nga pretendimet opozitare për deformim të tillë, etj etj. Por diferencë të tillë skena politike s’ka parë dhe s’ka njohur në 32 vite. E dyta është në pozitën më të vështirë për shkak se pas këtij momenti rikthehet në epiqendër të opinionit publik, mënyra si duhet të tejkalojë krizën PD, që ‘de facto’ dhe formalisht është ndarë pas procesit të 14 majit. Pas mbylljes së procesit të 14 majit, dhe certifikimit zyrtar, mbetet një politikan pa shtëpi partike. Është një krizë që s’e zgjidh dot me turma, as me masa, as me fansa dhe as me militantë, është një çështje sa juridike dhe institucionale. Në këtë pozitë kaq të vështirë, ai sot kërkon të mbaje ende nën energjinë apo zjarrin e fikur të asaj pjese të fansave dhe militantëve. Por veprimi më normal dhe më nderues do ishte t’u përmbahet deklaratave që ka bërë në rast të rezultatit që do ndodhte pas 14 majit”.



