Hiqej si person me lidhje kriminale dhe u zhvaste para qytetarëve, arrestohet 34-vjeçari në Tiranë  

Hiqej si person me lidhje kriminale dhe u zhvaste para qytetarëve, arrestohet 34-vjeçari në Tiranë  

Një 34-vjeçar është arrestuar në Tiranë pasi akuzohet se duke u prezantuar si person me lidhje me kontigjentë të krimit u kishte marrë para qytetarëve të ndryshëm.

Burimet zyrtare bëjnë me dije se në pranga ka rënë Mark Nikolli, nga Lezha, i cili jetonte me qira në Tiranë.

Bëhet me dije se në periudha të ndryshme kohore, Nikolli u bënte presion dy personave duke u kërkuar pasurinë.  

Konkretish ngjarjet janë regjistruar më datë 01.09.2021, kur ky shtetas ka shtrenguar me anë të kanosjes për dhënien e pasurisë, shtetasin V.K.;

Dhe më datë 16.09.2021, ky shtetas ka shtrënguar me anë të kanosjes për dhënien e pasurisë, shtetasin J.B.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme.

 

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy