
Ndërsa na ndajnë vetëm pak orë nga vendimi për hapjen e negociatave të Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut me BE, kancelarja gjermane, Angela Markel dhe presidenti i Francës, Emmanuele Macron kanë dalë në një konferencë të përbashkët.
Në konferencën për shtyp mes kancelares Merkel e Presidentit francez Macron, shumë pak është folur mbi procesin e integrimit të Tiranës e Shkupit. Por Macron, sinjalet i ka dhënë. Ai nuk është dakort me hapjen e negociatave, pasi shprehet se fillimisht do duhej reformuar i gjithë sistemi i proceseve të integrimit. Në fjalën e tij Macron la të kuptohej se Merkel nuk e kishte bindur Presidentin francez për një ‘marrëveshje’ mbi dy vendet që presin orët në vijim për lajmin.
Gjatë konferencës së mbajtur në Toulouse, zyrtarisht tema e negociatave nuk ishte një ndër më qendroret. Sipas njoftimit zyrtar që Elizeja ka përcjellë në media, negociatat për Tiranën e Shkupin as që përmenden fare si temë diskutimi.
Presidenca Franceze ka publikuar dokumentin dhe sipas tij thuhet se në samit ësht folur për mbrojtjen, klimën, inovacionin, hapësirën (satelitët hapësinor) si dhe kulturën por nuk ka asnjë pikë ku flet pët zgjerimin.
Por çfarë thanë Merkel e Macron në konferencë për negociatat mes Tiranës e Shkupit?
Merkel u shpreh: “Kemi disa diferenca sa i përket problematikave që janë shfaqur. Ashtu siç e dini, duhet një vendim unanim për çeljen e negociatave”.
Ndërsa Macron tha: Do t’i përmbahemi deklaratave tona politike sa i përket çështjeve kaq të rëndësishme… Përshëndesim vullnetin dhe reformat e ndërmarra deri tani në këto dy vende, por pavarësisht nga sinjalet pozitive prej dy vendeve, që vijnë nga një rajon strategjik për ne, si Ballkani, ajo që ne kemi në vëmendje është të ndryshojmë procedurën e pranimeve të mëtejshme në BE .



